Please enter at least 3 characters.

Gjithçka mbi sagën Ibrahimovic

2016/01/f.0825172919569_m.jpg

“Ne vetëm jemi zyrtarisht me Milanin në negociata për Ibrën, nuk mund të them asgjë më shumë”, theksoi Rosell pas përfundimit të darkës me Gallianin, i vënë nën presion nga mediat.

Në ora 16:35, Galliani i pyetur nga gazetarët pas përfundimit të takimit, deklaroi: “Unë nuk e përjashtoj mundësinë për të qëndruar këtu të paktën deri nesër. Nuk ka nevojë të jemi optimist apo pesimist. Ne kemi darkuar dhe kemi filluar bisedimet, por ka ende shumë për t’u folur. Ne duhet të presim edhe shumë para se të arrijmë një marrëveshje. A kam biseduar me Ibrën? Jo, ende jo. Dua të kthehem me të në Milanello”.

Siç mësojmë, nesër në mëngjes pritet të mbahet një takim vendimtar mes Ibrahimovic, agjentit Mino Raiola dhe presidentit të Barcës, Sandro Rosell.

Sipas informacioneve të fundit, ka filluar edhe një takim tjetër, kësaj radhe ne zyret e Camp Nou. Të pranishëm në takimin që ka filluar në ora 17:15 janë Sandro Rosell, Adriano Galliani dhe pjesa tjetër e hierarkisë së Barcelonës. Në ora 17:30 ka arritur edhe Mino Raiola që i pyetur nga gazetarët vazhdoi me frazën e tij të cilën të gjithë e dimë: "Ibra ka edhe 4 vite kontratë".

18:10 - Sipas spekulimeve, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Milanit, pasi që është i përfshirë personalisht në negociata.

18:20 - Sipas Radio Katalunia, Milani është shumë afër transferimit të Zlatan Ibrahimovic, pasi ka bërë ofertë të vlefshme prej 25-30 milionë eurosh, duke përfshirë këtu edhe shërbimet e sulmuesit italian, Marco Boriello.

18:40 – Tashmë ka përfunduar edhe takimi mes presidentit Sandro Rosell dhe Adriano Gallianit, i cili po mbahej në zyret e Camp Nou. Pas daljes nga stadiumi, asnjë zyrtar nuk dha ndonjë prononcim për mediat e shumta të mbledhura për të mësuar rreth fatit të sulmuesit suedez. Takimi i ardhshëm mes krerëve të dy hierarkive do të mbahet pas përfundimit të ndeshjes për trofeun Joan Gamper.

19:00 – Sipas El Mundo Deportivo, ka ndryshuar drejtimi i negociatave. Barcelona ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari të Milanit, ndërsa opsionet e mbetura thuhet të jenë para në dorë për transferim permanent apo huazim.

19:04 – Gazetari sportiv i Mediaset, kompanisë nën pronën e Berlusconit, Pellegati, ka thënë për Radio Milan Channel se bisedimet janë avansuar shumë dhe marrëveshja nuk është e vështirë.

19:06 – Adriano Galliani do të qëndrojë së paku edhe nesër në Barcelonë. Galliani deklaroi se marrëveshja është shumë pranë finalizimit dhe nuk është e vështirë që transferimi të kompletohet. Ai bërë të ditur se oferta për transferimin e Ibrës do të rritet, gjithnjë sipas Studio Sport.

Galliani shtoi se do të bisedojë me Sandro Rosell edhe një herë dhe nëse ka nevojë do të qëndrojë deri të martën në Barcelonë.

19:15 – Zërat nga Spanja thonë se po shqyrtohet mundësia e dhënies së Ibrës si huazim te Milani, me Milanin që duhet t’ia paguajë vetë gjithë pagën suedezit.

19:20 – Në faqen zyrtare të Milanit është paraqitur deklarat e Adriano Gallianit që thotë: “Nesër në ora 12:00 do të takohemi përsëri me presidentin Rosell, marrëveshja është e shtrenjtë, por jo edhe e paarritshme. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë një kampion.

Për më të rejat rreth negociatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me sagën Ibrahimovic, qëndroni me ne…

Milani e zhvillon sonte takimin ndaj Barcelonës në Camp Nou në kuadër të trofeut Joan Gamper. /Telegrafi/