Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në ndeshjen Izrael 1-1 Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 1-1 në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.
25/03/2023 19:53-MBYLLET NDESHJA
Kosova merr një pikë në Tel Aviv, ku lehtë ka mundur të kthehet me tri.
25/03/2023 19:52
90+2' Çfarë rasti i humbur nga Milot Rashica. I vetëm me portierin, gjuan mbi portë nga tre-katër metra.
25/03/2023 19:49
89' Vedat Muriqi rrëzohet në zonë, por nuk ka penallti.
25/03/2023 19:49
90' Gjyqtari jep katër minuta lojë shtesë.
25/03/2023 19:47
88' Dalin Dresvic dhe Vojvoda, futen Berisha dhe Hadërgjonaj.
25/03/2023 19:42
84' Lojë e bukur mes Muriqit dhe Zenelit, ky i fundit gjuan bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
25/03/2023 19:40
81' Gabim i rëndë i Vojvodës, por izraelitët nuk ia arrijnë të kombinojnë, pasi Rrahmani ndaloi sulmin e tyre.
25/03/2023 19:37
79' Del Florent Muslija, futet në lojë Arbër Zeneli.
25/03/2023 19:31
72' Goditje indirekt për Izraelin. Paqarada pasoi drejt portës, Aro Muric, kapi topin. Por izraelitët gjuajtën dobët.
25/03/2023 19:28
70' Kundërsulm i Kosovë. Rashica tenton ta gjejë Muriqi, por topi ishte më i shpejtë se sa duhet.
25/03/2023 19:26
67' Del Edon Zhegrova, futet Betim Fazliji.
25/03/2023 19:25
66' Amir Rrahmani largon nga zona një top të rrezikshëm.
25/03/2023 19:19
60' Super aksion i Kosovës. Rashica pason te Celina, i cili gjuan bukur, por portieri vendas Omri Glazer mbron.
25/03/2023 19:15-GOL
56' Barazohen shifrat. Shënon Dor Peretz, pas një gabimi të Ibrahim Dresevic.
25/03/2023 19:12
52' Edon Zhegrova dhe Milot Rashica luajnë bukur së bashku, ky i fundit gjuan, por portieri vendas mbron.
25/03/2023 19:10-Anulohet goli, Rashica luajti me dorë
Gjyqtari William Collum pasi shikoi në VAR pa lojën me dorë të Rashicës dhe anuloi golin.
25/03/2023 19:09-GOOOOOOOOOOOOOOOL
49' Kosova shton epërsinë. Milot Rashica merr një top dhe shënon për 2-0.
25/03/2023 19:08
48' Izraeli rrezikon, por gjuajtja e Leitner devijohet nga mbrojtja jonë.
25/03/2023 19:04
46' Fillon pjesa e dytë.
25/03/2023 18:52
Statistikat e dy ekipeve pas pjesës së parë. Topin pak më shumë e mbajti Izraeli, ndërsa Kosova kishte goditjet e sakta në portë.
25/03/2023 18:48-Mbyllet pjesa e parë
25/03/2023 18:48
45' Rashica edhe një herë merr krahun, por harkimi i tij bllokohet nga mbrojtja.
25/03/2023 18:42
40' Solomon ka mundur të barazojë rezultatin, por gjuajta e tij shkoi jashtë për fatin tonë.
25/03/2023 18:39-GOOOOOL
36' Kosova ka kaluar në epërsi. Një gabim në mbrojtjen e Izraelit, Muriqi fiton topin, pason te Rashica, i cili tenton ta kthejë topin në zonë, por ai devijohet nga Eli Dasa në portën e tij. Kosova në epërsi prej 1-0.
25/03/2023 18:37
34' Dominim i Izraelit, por mbrojtja jonë po funksionon mirë deri tani.
25/03/2023 18:34
32' Muriqi ul një top për Zhegrovën, i cili gjuan me kokë, por në duart e portierit vendas.
25/03/2023 18:31
Alian Giresse nxjerrë katër lojtarë në nxehje. Fidan Aliti, Zymet Bytyqi, Valon Berisha dhe Arbnor Muja.
25/03/2023 18:27
24’ Izraeli ka mundur të shënojë me Shon Weissman, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
25/03/2023 18:25
22'Aksion i gjatë i izraelitëve, gjuajtja e Solomon përfundon lartë mbi portë.
25/03/2023 18:24
20' Rashica del në rast të mirë, po ishte në pozitë jashtë loje.
25/03/2023 18:19
17' Kundërsulm i mirë i Kosovës. Rashica tenton të gjejë Muriqin, por harkimi i tij ishte i shkurtër.
25/03/2023 18:15
12' Të dy skuadrat po mundohen të marrin lojën nën menaxhim. Qarkullim i topit në mbrojtje dhe mesfushë.
25/03/2023 18:13
9' Kosova tenton nga këndi, por mbrojtja izraelite largon rrezikun.
25/03/2023 18:06
3' Izraeli rrezikon i pari pas një gabimi në mbrojtjen tonë. Gjuajtjen akrobatike të Waissman e pret Muric.
25/03/2023 18:03-Nis ndeshja
1' Gjyqtari skocez William Cullum e nisi ndeshjen.
25/03/2023 17:59
Intonohen himnet e Izraelit dhe Kosovës. Gjithçka gati për të filluar ndeshja.
25/03/2023 17:36-Tifozë nga shqiptarë në Izrael, në përkrahje të Kosovës
Kosova është gati për të nisur rrugëtimin evropian. Dardanët zbresin pas pak në fushën e “Bloomfield Stadium” për ndeshjen ndaj Izraelit, që fillon në ora 18:00.
Në Tel Aviv nuk mungojnë tifozët shqiptarë. Në shkallët e stadiumit kanë nisur koret në mbështetje të djemve të Giresse, me të famshmen “Besa Besë”.
25/03/2023 17:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar fat Kosovës për ndeshjen me Izraelin dhe në përgjithësi në kualifikimet për Euro 2024.
25/03/2023 17:20
Lojtarët e të dy skuadrave janë në fushë. Po shikojnë terrenin dhe tifozët në tribuna.
25/03/2023 16:53-Formacionet zyrtare, Giresse me 11-she sulmuese ndaj Izraelit
Përfaqësuesja e Izraelit dhe Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2024”, të vlefshme për Grupin I.
Dardanët janë gati për ndeshjen e tyre në udhëtim te Izraeli, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.
Ekipi i Alain Giresse është thuajse i kompletuar dhe gati për të nisur me rezultat pozitiv kualifikueset për “Euro 2024”.
Në anën tjetër, vendasit njihet si skuadër që luajnë mirë si nikoqir dhe do të luajnë gjithashtu vetëm për rezultat pozitiv.
Izraeli: Omri Glazer, Desa, Shlomo, Vitor, Leidner, Lavie, Peretz, Gloch, Haziza, Solomon, Weissman.
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Dresevic, Muslija, Celina; Zhegrova, Muriqi, Rashica.
25/03/2023 16:34-Izrael – Kosovë, vlera e dy përfaqësueseve
Kosova është më lartë sa i përket vlerës totale nga 25 futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje të muajit mars.
Dardanët kanë një vlerësim të përgjithshëm prej 93,25 milionë eurove.
Ndërkohë sa i përket ekipit vendas, Izraeli ka një vlerë totale prej 61,15 milionë euro nga 24 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Alon Hazan.
25/03/2023 16:33-Dy yjet kryesorë të Izraelit dhe Kosovës
Futbollisti kryesor i Izraelit padyshim se është sulmuesi anësorë Manor Solomon.
23-vjeçari luan në Ligën Premier te Fulham dhe është lojtari kryesor te izraelitët.
Solomon mbanë edhe vlerën më të madhe nga vendasit, pasi ai ka një vlerë në ‘Transfermarkt’ prej 18 milionë eurove.
Në anën tjetër futbollisti kryesor i Kosovës, është kapiteni Amir Rrahmani.
29-vjeçari luan në klubin më të madh nga gjithë futbollistët e Kosovës, pasi është një lider në mbrojtjen e gjigantit italian Napoli.
Rrahmani është edhe futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës, pasi vlera e tij në ‘Transfermarkt’ është 25 milionë euro.
25/03/2023 16:29-Pozita në ranglistën e FIFA-s, Izraeli qëndron më lartë
Izraeli qëndron shumë më lartë se Kosova në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA.
Vendasit janë në pozitën e 76-të që nga dhjetori kur është përditësuar për herë të fundit ranglista e FIFA-s.
Ndërkohë Kosova ndodhet plot 31 pozita më poshtë se vendasit.
Dardanët që nga dhjetori zënë vendin e 107-të.
25/03/2023 16:28-Forma e dy përfaqësueseve në 10 ndeshjet e fundit
Izraeli dhe Kosova kanë një formë të njëjtë në 10 ndeshjet e fundit të zhvilluara.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët në 10 ndeshjet e fundit kanë nga katër fitore, tre barazime e tre disfata.
Izraeli ka triumfuar ndaj Ishujve Faroe, ka mposhtur dy herë Shqipërinë dhe Zambinë një herë tjetër. Ndërkohë kanë barazuar dy herë me Islandën dhe Rumaninë.
Tre disfatat e Izraelit në 10 ndeshjet e fundit janë nga Gjermania, Malta dhe Qipro.
Në anën tjetër Kosova ka fituar ndaj Burkina Fasos, Irlandës Veriore dhe dy herë ndaj Qipros.
Dardanët kanë barazuar në tre sfida ndaj Zvicrës, Armenisë dhe Ishujve Faroe, derisa kanë pësuar dy humbje nga Greqia dhe një tjetër nga Irlanda.
25/03/2023 16:25-Sondazhi nga UEFA: Kosova shihet si favorite përballë Izraelit
Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikimet për Euro 2024 me takimin kundër Izraelit në Grupin I.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv.
UEFA ka krijuar tashmë një sondazh për këtë takim, duke u ofruar mundësinë që tifozët të parashikojnë se kush do dalë fitues nga ky takim apo do të jetë barazim.
Plot 59 përqind e votuesve besojnë që Kosova fiton takimin, ndërsa 35 përqind i japin fitoren izraelitëve. 6 për qind kanë menduar se ndeshja mbyllet në barazim.
25/03/2023 16:22-Kosova nis misionin për të shkruar historinë, të gjithë të bindur: Mund t’ia dalim së bashku, të shkojmë në Euro 2024
Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe Kosova sot nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024.
Moto është shumë e qartë, pasi më nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, apo të kënaqemi me pozitat tre dhe katër, të gjithë shqiptarët duan kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian.
Kosova ndodhet në Grupin I për kualifikimet për Euro 2024, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Nuk është i pamundur kualifikimi, pasi përveç Zvicrës që shihet një nivel më lartë, kundërshtarët e tjerë si Izraeli, Rumania e Bjellorusia janë të barabarta me Kosovën, për mos të thënë që jemi më lartë.


