Please enter at least 3 characters.

Gjimshiti rikthehet pas gati dy muajve, pritet të grumbullohet për duelin ndaj Sassuolos

2022/03/GettyImages-1237781491.jpg
245:"BERGAMO, ITALY - JANUARY 16: Berat Djimsiti of Atalanta BC looks on during the Serie A match between Atalanta BC and FC Internazionale at Gewiss Stadium on January 16, 2022 in Bergamo, Italy. (Photo by Sportinfoto/DeFodi Images via Getty Images)
30:"DeFodi Images via Getty Images

Një lajm i mirë për Atalantën dhe Kombëtaren e Shqipërisë vjen nga Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi shqiptar është rikthyer nga lëndimi pas një pauze thuajse dy muajve.

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte lënduar më 21 gusht në sfidën Atalanta - Milan, duke humbur shtatë ndeshje për skuadrën bergamaske.

Gjimshiti humbi edhe sfidat e Ligës së Kombeve me Shqipërinë ku mungesa e tij u vërejt jashtëzakonisht shumë.

E për duelin e radhës ndaj Sassuolos, trajneri Gian Piero Gasperini pritet të ketë të gatshëm edhe Berat Gjimshitin .

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka lënë pas krahëve problemet në fibula (pësoi frakturë të kockës së vogël të kërcirit), dëmtim që e mban jashtë prej 21 gushtit.

Mediat italiane kanë raportuar se rikuperimi i 29-vjeçarit ka shkuar mirë, gjendja e tij është në rregul dhe Gasperini pritet ta grumbullojë për duelin ndaj Sassuolos. /Telegrafi/