Please enter at least 3 characters.

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë kalon në mësim online

2016/01/edhe-tri-paralele-t-euml-reja-n-euml-shkollat-ldquo-sami-frash-euml-ri-rdquo-ldquo-xhevdet-doda-dhe-ldquo-ali-sokoli-rdquo_hd.jpg

Nga nesër, 02 nëntor,  Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga mësimi i rregullt kalon në mësim online.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të këtij gjimnazi në Facebook,  bëhet e ditur fillimisht mësimi online do të mbahet deri më datën 06 nëntor.

Njoftimi i plotë:"Nga nesër me dt. 02/11/2020 sipas rekomandimeve nga IKSHPK kalojmë në mësim nga distanca (online).Orari për aplikime të zhvillimit të mësimit është orari zyrtar i dt 14/09/2020 ( kur ka filluar viti i ri shkollor)Për mësimdhënësit mësimi online organizohet nga shtëpia nga dt.02/11/2020 deri me dt.06/11/2020 sepse jemi në fazën finale të rregullimit të internetit në çdo klasë dhe shpresojmë që nga dt.09/11/2020 që të gjitha klasët do të pajisen me internet dhe mësimdhënësit kthehen nga shkolla për mbajtjen e mësimit.Ora zgjatë 30 minuta sipas rekomandimeve të MASH.Mbesim fuqishëm të përkushtuar që të ndjekim ritmin e filluar dhe të përmbushim obligimet që kemi.Ruajeni shëndetin!", thuhet në njoftim.