Please enter at least 3 characters.

Gjilani dhe Prishtina ndajnë pikët

2022/09/305802281_10160692307783538_4148788533870409887_n.jpg

Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave doli të jetë mjaftë interesante, duke e ditur që trajnerët aktual të Gjilanit dhe Prishtrinës ishin në vendet e kundërta.

Gjilani e shfrytëzoi terrenin vendas duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Ishte Elton Cale që shënoi në minutën e 40-të të ndeshjes për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsinë e bardhëekuqeve.

Në pjesën e dytë Prishtina mblodhi forcat dhe barazoi rezultatin nga penalltia pas një prekje të topit e dorë.

Kreshnik Uka ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 67-të për 1-1.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan të ndryshonin rezultatin nuk ia arritën.

Gjilani mbetet lider me 14 pikë, ndërsa Prishtina e ka 8 pikë të tubuara. /Telegrafi/