Gjilan, një i arrestuar për sulm ndaj policëve
26/02/2018
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:30 në rrugën "Idriz Seferi" në Gjilan.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (palë në një aksident trafiku), pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrat, ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin duke u marrë me rastin. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar të jete 'i kërkuar' në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan", thuhet në raport.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit. /Telegrafi/


