Please enter at least 3 characters.

Gjiganti italian futet në garë për transferimin e Mats Hummels

2024/06/GettyImages-2155640937.jpg
351:"LONDON, ENGLAND - JUNE 01: Mats Hummels of Borussia Dortmund applauds the fans, whilst wearing his runners up medal, after Real Madrid defeat Borussia Dortmund during the UEFA Champions League 2023/24 Final match between Borussia Dortmund and Real Madrid CF at Wembley Stadium on June 01, 2024 in London, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Mats Hummels pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.

Pas pesë viteve të kaluara te Dortmund, Hummels do të mbetet lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij duket larg Bundesligës.

Pasi do të mbetet lojtar i lirë, shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për t'i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shtatlartë.

Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për gjermanin i cili ka pasur një vit fantastik me verdhezinjtë.

Giallorosët duan të nënshkruajnë me të si transferim të lirë, pasi De Rossi e pëlqen shumë atë dhe i ofron një fanellë titullari.

Megjithatë nënshkrimi me të nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe të tjera skuadra janë në garë për lojtarin.

Inter, Juventus, Milan dhe Newcastle United janë skuadrat e tjera që duan transferimin e gjermanit. /Telegrafi/