Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor
11/08/2026
Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën.
Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re.
Përmes postimit në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se publikimi nuk do të vonojë shumë.
“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar Gjesti, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.
Megjithatë, ai ende nuk ka bërë të ditur titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit. /Telegrafi/


