Please enter at least 3 characters.

Gjest i pahijshëm i punëtores në Luiziana - hedh ujë të ftohtë mbi të pastrehën që qëndron e ulur në temperatura nën zero

2022/12/Screenshot_2-108.jpg

Një punonjëse e një dyqani në Luiziana u pushua nga puna pasi një video u bë virale teksa ajo hedh një kovë me ujë të ftohtë mbi një grua të pastrehë që qëndron e ulur në temperatura nën zero.

Videoja tregon një punonjëse grua në “Triple S Food Mart” në Baton Rouge duke u përballur me një grua të pastrehë, e cila ishte ulur para dyqanit gjatë festave të Krishtlindjeve.

“Lëviz! Nuk po ju them përsëri. Lëvize atë!", dëgjohet duke bërtitur punëtorja, raporton nypost.

Abdullah Mufahi, pronari i dyqanit, pushoi nga puna punonjësen e shfaqur në video brenda 24 orëve.

Punonjësja e identifikuar si 44-vjeçarja Kasey Young, publikoi vetë videon në internet dhe mbrojti veprimet e saja. Young pretendoi se ajo u përpoq të largonte të pastrehën nga parkingu i dyqanit dhe për kishte ftuar edhe policinë.

Mufahi tha gjatë një konference për shtyp se “kur mora lajmin, nuk fola shumë me punonjësen. Gjithçka që i thashë ishte të largohej nga puna”.

Punonjësi tha se të pastrehët shpesh bredhin jashtë dyqanit, përdorin drogë dhe ngacmojnë klientët.

Pavarësisht kësaj, pronari i dyqanit thotë se ajo duhet të kishte bërë "çdo gjë përveç asaj që bëri". /Telegrafi/