Please enter at least 3 characters.

Gjermania publikon listën për Ligën e Kombeve, kthehet Leroy Sane

2018/08/leroy-sane-e1535571934816.jpg

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës dhe për miqësoren ndaj Perus.

Lista e Joachim Low përmban disa ndryshime, ku shumë lojtarë pritet të kthehen në listë.

Leroy Sane kthehet te skuadra e Gjermanisë pasi u la jashtë Kampionatit Botëror dhe po ashtu është edhe mungesa e Mesut Ozil që vërehet, i cili u pensionua nga kombëtarja.

Kehrer Thilo, Nico Schulz dhe Kai Havertz do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 lojtarësh për herë të parë.

Philipp Max dhe Serge Gnabry nuk janë ftuar fare përkundër sezonit të mirë.

Lista e plotë e Gjermanisë:Portierë:Manuel Neuer, Marc - Andre Ter StegenMbrojtësit:Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thile Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah.Mesfushorët dhe sulmuesit:Julian Brant, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kal Havertz, Toni Kroos, Thomas Muller, Nils Petersen, Marco REus, Leroy Sane, Timo Werner.