Please enter at least 3 characters.

Gjermania jep grant për mënjanimin e ujërave të zeza

2018/06/ujerat-e-zeza-1.jpg

Do të mbahet sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për grantin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - Faza V”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt. /Telegrafi/