Please enter at least 3 characters.

Gjermania do të vazhdojë të mbështes futbollin e Kosovës

2016/01/gjermania-do-t-euml-vazhdoj-euml-t-euml-mb-euml-shtes-futbollin-e-kosov-euml-s_hd.jpg

I pari i FFK-së tha se kjo vizitë është e mirëseardhur në prag të ndeshjes që nesër do të zhvillohet ndërmjet yjve të futbollit gjerman dhe yjve të futbollit të Kosovës.

“Ne falënderojmë shtetin gjerman dhe federatën e futbollit të Gjermanisëveçmas presidentin Wolfgang Niersbach, i cili ka premtuar gjithë ndihmën e ti në rrugën e FFK-së drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Po ashtu me federatën gjermane ne tash kemi vu një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, sidomos në shkollimin e trajnerëve që është një domosdo për futbollin e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e mundshme sepse kemi nevojë të madhe”, ka thënë Vokrri.

Ndërkaq, Toppmöller u shpreh tejet i kënaqur me mikpritjen në Kosovë dhe falënderoi Vokrrin për kohën që ka ndarë.

Tutje Toppmöller, ka shprehur habinë që komuniteti ndërkombëtar ende po heziton të pranojë futbollin e Kosovës, duke parë këtë organizim kaq të mirë. /Telegrafi/