Please enter at least 3 characters.

Gjendje e jashtëzakonshme në New York - stuhia shkaktoi përmbytje, pamje dramatike nga qyteti amerikan

2023/09/28a79744-f4e4-4c5e-89db-23a2323e416c.jpg

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York pasi stuhitë shkaktuan përmbytje masive.

Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit u përmbytën, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll gjatë ditës së djeshme.

Në disa pjesë të qytetit ka rënë shi deri në 20 centimetra, raporton cnn.

Guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në New Jork, Long Island dhe Luginën Hudson, “për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit se koha është për "vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem" pasi ishte vendosur një gjendje e jashtëzakonshme.

"Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është shumë e vështirë të lëvizësh nëpër qytet", tha ai në një konferencë për shtyp.

Ndryshe, autoritetet amerikane deri më tani nuk kanë raportuar për viktima, pos për dëme të shumta materiale. /Telegrafi/