Please enter at least 3 characters.

Gjendje alarmante në QKUK

2016/01/gjendje-alarmante-n-euml-qkuk_hd.jpg

Mjekë dhe sindikalistë të QKUK-së në "Puls" të KTV-së akuzuan drejtorin e QKUK-së, Nijazi Gashi për keqpërdorime dhe keqmenaxhim. Vetë Gashi, edhe pse ishte ftuar në Puls, nuk kishte ardhur në debat të përballet me punëtorët e QKUK-së.

Prof. Xhavit Bicaj tregon se kurrë me keq në aspektin organizativ nuk ka qenë gjendja në QKUK.

“Nijazi Gashi, drejtor i QKUK ka punësuar familjen e vet ka emëruar shefen e zyrës ligjore tezen e vet. Ka pranuar inxhinier Mustafë Krasniqin, familjar i tij. Ai ka punuar me kontratë mbi vepër e tash është i rregullt. Diku 17 të afërm kam dëgjuar t’i ketë punësuar. Ky drejtor, pra Nijazi Gashi, nuk e di si e kanë zgjedhur ndërsa rreth i ka profesorët e vet në klinikën pediatrie”, tha Bicaj.

“Kur flasim për Kardiokirurgjinë publike, kjo nuk funksionon, pasi besoj se në të kanë hise që nga Kryeministri, ministri e deri tek shefat në Kardiokirurgji. Sigurisht që nuk është e rastit që janë hap vetëm rrugës për Ferizaj, janë rend spitalet e zemrës”, tha ai.

Xhemajl Selmani, kryetari i seksionit sindikal te QKUK-se tregon se gjendja në QKUK është alarmante, kaotike. “Kurrë më keq nuk ka qenë me vet faktin që sonte nuk guxoi të vijë e të përballet me ne, kjo tregon mjaft. 88 milionë euro, sa i ka Ministria e Shëndetësisë buxhet rreth 30 për qind abuzohen. Këta janë pjesë e mafisë abuzuese nga niveli më i ulët deri tek niveli më i lartë, prej Ministrisë së Shëndetësisë e deri në administratën publike”, tha Selmani

Sipas tij, në vitin 2012 QKUK ka nënshkruar 226 kontrata,”në këto tenderë kanë vendos njerëzit e caktuar”.
“Ja disa nga keqpërdorimet e bëra. Sipas Raportit të auditimit në QKUK tregon se artikujt që janë kontraktuar nuk janë sjell kurrë në QKUK ... Në QKUK gjithçka vendos politika, edhe për zgjedhjen e drejtorëve e edhe për biznes. /Telegrafi/