Please enter at least 3 characters.

Gjendja në pikat kufitare për hyrje - dalje nga Kosova

Fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës paraqitet kryesisht i qetë, me pritje minimale si për automjetet ashtu edhe për kamionët, sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:32.

Në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për automjetet sillet nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të gjata.

Situata më e ngarkuar vërehet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja për dalje arrin deri në 45 minuta dhe kolona shënon rreth 200 metra, ndërsa në hyrje pritja është rreth 20 minuta me kolonë 150 metra.

Në pikat e tjera si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, raportohen pritje të shkurtra prej 1 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.

Sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare koha e pritjes është rreth 3 deri në 5 minuta, pa krijim kolonash, duke treguar një qarkullim normal të mallrave.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që para nisjes të informohen rregullisht për gjendjen në kufi, veçanërisht gjatë ditëve të festave kur fluksi mund të ndryshojë./Telegrafi.