Please enter at least 3 characters.

Gjendet trupi i dytë i pa jetë në liqenin Kalimanci

2016/08/Dead-body.jpg

Polumbarët arritën që të gjejnë trupin e 41 vjeçarit, D. S, nga Dushica e Makedonska Kamenicës. Trupi i tij u gjend brenda veturës ''Ford Focus'', me të cilin kanë udhëtuar çifti T. dhe D. S, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më herët u gjet trupi i T. S, ndërkaq obduksioni tregoi se ajo është mbytur nga zhytja në ujë dhe në trupin e saj janë konstatuar lëndime në kokë dhe në ashtin e sipërm të krahut (humerus) dhe në pjesën e poshtme të kurrizit, ndërkaq Dejani nuk ka patur lëndime trupore. Edhe D. S ka vdekur nga zhytja në ujë.

Sipas MPB-së çifti ka qenë duke u kthyer nga shtëpia e gruas dhe kanë pësuar aksident pasi kanë pasur një konflikt në shtëpinë e nënës së vajzës./Telegrafi/