Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Rreth orës 11:20 është raportuar se në Shtërpcë është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/