Please enter at least 3 characters.

​Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 20:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa aty janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente.

“Mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e rastit.