Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen "Ulpiana", në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Pllana.

Tutje ai tha se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/