Please enter at least 3 characters.

Gjendet njëri alpinist në Malet e Sharrit, vazhdojnë kërkimet për të dytin

2022/11/IMG-689a4fe6681a73e85146b627b9a195e1-V-1024x577-1.jpg

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se njëri prej alpinistëve të humbur në Malin Sharr është gjetur, ndërsa kërkimet për alpinistin e dytë vazhdojnë ende. Mirëpo, siç thuhet, terreni i vështirë dhe mjegulla e rëndojnë situatën.

Ende asnjë gjurmë nga alpinisti, i cili sipas dëshmisë së shokut të tij, kishte rënë nga shkëmbi pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Nga QMK bëjnë të ditur kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me helikopterë dhe dronë, por gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë gjë.