Please enter at least 3 characters.

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet relevante policore dhe mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Raportohet se nga familjarët  e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor  kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/