Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
Foto: Arkiv
10/08/2026
Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur të shtunën në Gjakovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e vendit të ngjarjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:55, kur një qytetar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po qëndron aty për ta siguruar zonën deri në ardhjen e njësisë kompetente për deminim.
Rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse. /Telegrafi/


