Gjendet një çantë me armë zjarri dhe municion në Prishtinë
03/08/2026
Një person ka raportuar se ka hasur në rrugë një çantë në të cilën kishte një armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 08:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se arma pistoletë me një karikatori dhe 7 fishekë janë konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Prishtinë / 02.08.2026 – 08:30. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se në rrugë ka has në një çantë në të cilën kishte një armë zjarri. Arma Pistoletë me një karikator dhe 7 fishekë janë konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/


