Gjendet i vdekur në banesën e tij një person në Prishtinë
06/11/2022
Është gjendur pa shenja jete një person në Prishtinë, njofton në raportin 24 orësh policia.
Sipas policisë viktima është gjendur në banesën e tij dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia./Telegrafi/


