Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin
Foto: Ilustrim
08/11/2025
Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.
Personi i pajetë është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.
Viktima nuk është identifikuar ende. /Tch/


