Please enter at least 3 characters.

Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në Banesën e saj në Pogradec, dyshohet për vetëvrasje

2023/05/policia-makina-naten-plagosje-1280x720-1-1.jpg

Një grua e moshës 56-vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë raportohet se dyshohet se 56-vjeçarja është vetëvarur.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Grupet hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së 56-vjeçares. /Telegrafi/