Gjendet drogë në burgun e Dubravës
14:"Ridvan Slivova
30/03/2016
Policia raporton se në dy raste ka gjendur drogë tek dy të burgosur në burgun e Dubravës.
Sipas raportit të Policisë në rastin e parë droga është gjetur gjatë kontrollit në shëtitoren e burgut me ç’rast është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 1 gram.
Në një dhomë të burgosurve tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotiku e llojit marihuanë në peshë prej 22 gramë.
Në njëjtën ditë po ashtu policia gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit, i burgosur ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 1.1 gram dhe një sim-kartelë e kompanisë Z-Mobile.


