Please enter at least 3 characters.

Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si person i zhdukur

Në Stacionin Policor në Ferizaj, dy ditë më parë është raportuar për një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura A.K ishte larguar nga shtëpia më 02 maj të këtij viti rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.

Telegrafi ndërkohë gjatë së mërkurës është interesuar lidhur me këtë rast dhe ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale në Ferizaj, i cili ka thënë në momentin e largimit të 17 vjeçares nga shtëpia, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ndërkohë gjatë ditës është paraqitur në Stacionin e Policisë si person i zhdukur.

“Ajo ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore. Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe”, ka thënë Veseli./Telegrafi/