Gjenden pa shenja jete një grua në Viti dhe një burrë në Prizren
20/04/2022
Dy raste të vdekjeve të dyshimta raportohet të kenë ndodhur të martën në Kosovë.
Sipas policisë, në Viti është gjetur një grua e vdekur në shtëpinë e saj.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Edhe në Prizren është gjetur pa shenja jete një burrë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe mjekësore. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/


