Please enter at least 3 characters.

Gjenden kafkë dhe eshtra njeriu në afërsi të deponisë në Berovë

2016/01/gjenden-eshtra-njeriu-n-euml-rostush-euml_hd.jpg

Në vendin Bregu i kuq, në afërsi të deponisë së qytetit në Berovë janë gjetur kafkë dhe eshtra njeriu.

Dje rreth orës 14:30, 43 vjeçari A.S. nga Gjermania, me vend qëndrim në Berovë, gjatë ecjes në vendin Bregu i kuq, në afërsi të deponisë në Berovë ka gjetur kafkë njeriu.

Pas ekspertizës së kryer nga ekipi i Stacionit policor Berovë në afërsi është gjetur edhe thes në të cilin ka pasur eshtra njeriu, që më pas është marrë nga ekipi policor për kontroll të mëtejmë./Telegrafi/