Gjashtë lojtarët që pritet t’i largojë Chelsea për të financuar blerjen e Kai Havertz
07/07/2020
Chelsea është e gatshme që të shesë gjashtë lojtarë në mënyrë që të krijojë fonde për transferimin e Kai Havertz.
The Blues e duan me ngulm talentin gjerman, derisa Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.
Frank Lamapard ka kërkuar nga bordi i klubit që të mbyllet sa më parë transferimin e Havertz, pasi një numër i madh i skuadrave evropiane janë vënë pas tij.
Nëse blutë e Londrës arrin t’i forcojnë krahët e mbrojtjes, atëherë Alonso e Emerson do të shiten menjëherë.
Chelsea po e kërkon transferimin e Ben Chilwell nga Leicester City, e që kjo do të thotë largim nga skuadra për italianin e spanjollin.
Nga largimi i gjashtë lojtarëve, skuadra londineze lehtësisht mund të transferonte Haverztin nga Leverkuseni. /Telegrafi/


