Gili: Më tmerron kur dëgjoj dikë të thotë ‘nuk e kam ndërmend të votoj’, gjeneratat para nesh dhanë jetën për liri
Ditën e sotme (e diel) më 12 tetor 2025, qytetarët e Kosovës i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.
Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00.
Tashmë kanë dalë në votim një pjesë e qytetarëve, ku është parë edhe artistja Gili me bashkëshortin e saj, Ilir Beranin.
Në një prononcim për RTV Dukagjinin, Gili ka treguar se çka pret nga këto zgjedhje.
“Zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës, fjalia që më tmerron më së shumti është ‘nuk e kam ndërmend me dalë me votu sepse gjeneratat para neve kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjak, shumë sakrificë për këtë Kosovë demokratike”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Së paku çka mund të bëjmë është me votu për me pas të drejtën me kërku një jetë më të mirë, një Kosovë më të fortë, edhe pse Kosova nuk e ka luksin e shteteve më të mëdha”.
“Edhe me dalë e mos me dalë me votu ne jemi shtet i cili shkojmë drejt zhvillimit drejt forcimit, kemi nevojë për votën e të gjithëve”, përfundon këngëtarja e mirënjohur. /Telegrafi/


