Please enter at least 3 characters.

Giggs premton përmbysje të rezultatit kundër Liverpoolit

2016/03/gali-1-e1458209381470.jpg

Asistenti i Louis van Gaal, Ryan Giggs është shprehur tejet optimist sa i përket ndeshjes së sotshme të Ligës së Evropës kundër Liverpoolit.

Ai ka pohuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm për të përmbysur rezultatin e takimit të parë.

''Jemi gati për natën e madhe. Jemi optimist dhe shpresojmë ta arrijmë qëllimin tonë duke u kualifikuar për në raundin tjetër'', tha shkurt uellsiani.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Anfield Road përfundoi 2:0 në favorin të The Reds, ndërsa takimit i sotëm fillon në ora 21:05 në Old Trafford. /Telegrafi/