Please enter at least 3 characters.

Gianluca Petrachi zyrtarizohet si drejtor sportiv i Romës

2019/06/Gianluca-Petrachi.jpg
228:"EMPOLI, ITALY - MAY 19: Gianluca Petrachi general manager of Torino FC during the Serie A match between Empoli and Torino FC at Stadio Carlo Castellani on May 19, 2019 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma e ka zyrtarizuar angazhimin e Gianluca Petrachit në rolin e drejtorit të ri sportiv.

Angazhimi i tij nuk është ndonjë befasi, pasi ish-drejtori i Torinos është lidhur me këtë post qe disa muaj dhe veçmë kishte nisur të punonte për Giallorossët.
E vetmja çështje për t'u zgjidhur ishte kontrata me Torinon, gjë që tashmë është finalizuar.

"Me kënaqësi e mirëpres Gianlucan në ekipin tonë", ka thënë shefi ekzekutiv, Guido Fienga, për faqen zyrtare të Romës.

"Jam i bindur se me përvojën e tij, do të paraqesë një figurë të rëndësishme në menaxhmentin e Romës", ka shtuar shefi i klubit italian.

Ish- mesfushori i Nottingham Forestit kaloi nëntë vjet e gjysmë te Torino duke transferuar lojtarë, si Matteo Darmian, Ciro Immobile e Andrea Belotti.

Te Roma, ai e zë vendin e Monchit, i cili në mars të këtij viti u largua për t'u kthyer te Sevilla. /Telegrafi/