Gerrard ‘gati e theu shtyllën’ me këtë gjuajte të fuqishme në takimin e legjendave ndaj Realit (Video)
25/03/2017
Legjendat e Liverpoolit fituan ndaj atyre të Real Madridit me rezultat 4-3.
Në këtë takim Steven Gerrard shënoi një gol, por asistoi dy herë.
Anglezi tashmë i pensionuar nga futbolli aktiv tregoi edhe një herë se është në formë të mirë.
Gjatë pjesës së dytë Gerrard bëri një gjuajte të fuqishme e cila përfundoi në shtyllë, me këtë rast tifozët kanë kujtuar ditët e arta të tij, ku ai shënonte gola të bukur nga distanca. /Telegrafi/


