George Clooney bën shaka me fotografët në tapetin e kuq në Venecia
George Clooney tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq me humor në tapetin e kuq të premierës së filmit “Furies”.
Aktori 65-vjeçar, i cili mbërriti në Venecia së bashku me bashkëshorten Amal, pozoi me kastin e filmit dhe në një moment mori në duar një aparat fotografik të madh, duke bërë shaka me fotografët.
Clooney, i veshur me kostum blu të errët dhe këmishë pjesërisht të zbërthyer, është producent ekzekutiv i “Furies”.
Filmi, me regji të Rami Kodeih, tregon historinë e dy motrave që planifikojnë të grabisin një bankë për të rikthyer kursimet e tyre, shkruan DailyMail.
“Furies” ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët në Venecia. “The Hollywood Reporter” e ka cilësuar filmin energjik dhe të paparashikueshëm, ndërsa “IndieWire” e ka përshkruar si “kinetik dhe të gjallë”.
Clooney është një figurë e njohur e Festivalit të Venecias prej afro 30 vitesh. Pak ditë më parë, ai u nderua me “Luanin e Artë” për Arritje Gjatë Jetës dhe në fjalimin e tij vlerësoi edhe bashkëshorten Amal për punën e saj si avokate. /Telegrafi/


