Please enter at least 3 characters.

Gent Fatali publikon një pjesë të këngës së re

2019/06/gentfatali_56291092_129602878186759_459376135592774721_n-e1560277156837.jpg

Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Meqë është aktiv në rrjetet sociale, ai së fundmi për fansat e tij ka sjellë një insert të shkurtër të këngës së re.

"Hajde pak më afër, së shpejti", ka shkruar ai pranë videos së publikuar në Instagram.

(Foto: Instagram/gentfatali)

"Ma Jolie", mbetet kënga e fundit e lansuar nga ai që në kanalin zyrtar, YouTube numëron mbi dy milionë shikime.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur Fatali për fansat e shumtë nga të cilët mori komente mjaft pozitive.

Ndër të tjera, Genti po shijon lidhjen me Rozafa Zefin, ku kjo e fundit thuhet të jetë e afërt me këngëtaren Loredana Zefi. /Telegrafi/