Please enter at least 3 characters.

Gëlltiti një pjesë të lodrës – i shpëtohet jeta fëmiut një vjeçar në QKUK

2024/02/child-hospital_custom-a3c501254debaee0ae1abcb4fd7777883edd547c-s1100-c50.jpg
108:"Children who get more sleep while in the hospital need less sedation and anesthesia, researchers have found
14:"Sebastian Rose

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK është shpëtuar jeta e një fëmije një vjeçar i cili kishte gëlltitur një pjesë të lodrës dhe kishte pasur vështirësi të madhe në frymëmarrje.

“Përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe jetë kërcënues. Një rast i tillë i rrezikimit të jetës tek një fëmijë i moshës njëvjeçar është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku fëmiu gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

SHSKUK shton se fëmiu i moshës 1 vjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë  për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë  heqjen e trupit të huaj.

“Në këto kushte fëmiu dërgohet me urgjencë në sallë  të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve  të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhet në njoftim.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t'i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. /Telegrafi/