Gazetari italian tregon katër skenarët vdekjeprurës që mrekullisht i shpëtoi Romain Grosjean
Romain Grosjean i shpëtoi një aksidenti të frikshëm në start të garës së Formula 1 që u zhvillua për çmimin e madh të Bahrejnit.
Vozitësi i Haas u aksidentua në fillim ta garës, derisa makina e tij mori flakë - aty ku qëndroi për 32 sekonda, që ishin të mjaftueshëm që t'i merrnin jetën atij.
Mirëpo, fatmirësisht Grosjean i shpëtoi të gjithë aksidentit me lëndime të vogla dhe fal intervenimit të shpejtë nga zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Gazetari italian, Tancredi Palmieri ka përshkruar katër skenarët se si vozitësi i Haas i shpëtoi mrekullisht vdekjes.
"Është një mrekulli që Grosjean nuk ishte në mesin ku makina u pre. Është një mrekulli që ai nuk u bllokua në zjarr".
"Është një mrekulli që atij nuk i humbi vetëdija kur qëndronte në zjarr. Dhe së fundmi, është një mrekulli që një pjesë e makinës nuk i preu kokën", ka shkruar Palmeri.
Grosjean kaloi të gjithë aksidentin me pasoja, derisa gara u fitua nga Lewis Hamilton. /Telegrafi/


