Please enter at least 3 characters.

Gattuso konfirmon largimin nga Milani: Ishte një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme

2019/05/Gattuso-Milan-e1559031546493.jpg
233:"MILAN, ITALY - APRIL 21: AC Milan coach Ivan Gennaro Gattuso reacts during the serie A match between AC Milan and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on April 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso ka njoftuar se po largohet nga posti i trajnerit të Milanit, "Kjo ishte një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme".

Vendimi i italianit për t'u larguar nga skuadra italiane vjen pasi nuk ka arritur ta kualifikoj ekipin kuqezi për në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që duket se konfirmon raportet se po heq dorë nga shumica e pagës së tij.

"Vendimi për të lënë stolin e Milanit nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta bëj", tha ai për La Repubblica.

(Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Nuk ishte një moment i duhur kur erdha në këtë vendim: ishte shuma e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipit i cili, për mua, kurrë nuk do të jetë si të tjerët".

"Janë muaj që kalova me pasion të madh, muaj të paharrueshëm. Kjo është një zgjedhje e dhimbshme, por e duhur", tha strategu.

Ndryshe, ish-mesfushori i Rossonerëve arriti në krye të klubit pas largimit të Vincenzo Montellës në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/