Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Kishte kohë që nuk kisha parë një lojtar si unë, por e pash në këtë Botëror

2018/03/Gennaro-Gattuso-1.jpg
123:"during the serie A match between AC Milan and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on March 18, 2018 in Milan, Italy.
13:"Marco Luzzani

Gennaro Gattuso ka thënë se ka kohë që ishte në kërkim të një lojtari që i ngjasonte me lojën që e zhvillonte, por më në fund e ka gjetur atë.

Në një intervistë të fundit, Rino ka thënë se Sofyan Amrabat e ka mahnitur atë me paraqitjet në Kampionatin Botëror me Marokun.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kam parë një lojtar si unë, por e kam parë në Kampionatin Botëror: Amrabat”, ka thënë fillimisht Gattuso.

“Më ka prekur shumë. Më më ngjasonte mua, kur luaja në moshën 27-vjeçare. Jeta e lojtarit është më e mirë”.

“Mënyra se si e jetoj futbollin, nuk kam jetë. Më duhet të falënderoj gruan që nuk e di si mund të rrijë me mua. Është e vështirë, filloj në 8:30 dhe shkoj në shtëpi në 19:00", ka shtuar më tej ai, duke ndarë pjesë edhe nga jeta e tij private.

Gattuso është aktualisht në drejtimin e Valencias, që gjendet e dhjeta në La Liga me 19 pikë. /Telegrafi/