Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Dua ta mbaj Suson me çdo kusht

2018/08/Gattuso-Suso.jpg
207:"MILAN, ITALY - JANUARY 18: Renzo Rosso, Gennaro Gattuso and Suso attend DIESEL X A.C. MILAN SPECIAL COLLECTION on January 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Imagesfor Diesel)
23:"Vittorio Zunino Celotto

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka pohuar se ai dëshiron të mbajë me çdo kusht gjatë kësaj vere objektivin e Romës, anësorin spanjoll Suso.

Suso është shfaqur si një objektiv primar për Romën në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, pas dështimit të tyre për të nënshkruar ne Malcom.

Por, trajneri Gattuso paralajmëroi se Rossonerët mund të përballen me të keqen nëse shesin sulmuesin spanjoll, për këtë duhet ta mbajnë me çdo kusht në ekip.

"Ai është duke punuar shumë dhe mirë, ai mezi ndalet", ka thënë fillimisht Gattuso për Corriere dello Sport.

Suso në duel me Elseid Hysajn në një ndeshje kampionale (Getty Images)

"Më shqetësojnë zërat për largim, sepse dua ta mbaj Suson me çdo kusht. Ai mund të jetë një vlerë e shtuar".

"Ai kombinon cilësinë dhe sasinë, ka aftësi shumë të sakta dhe bën shkathtësi të rëndësishme me dhe pa top".

"Ai ka qëndrueshmëri dhe një zemër të fortë".

"Po flasim për një lojtar të madh që mund të përmirësohet edhe më tej", përfundoi italiani. /Telegrafi/