Please enter at least 3 characters.

Gattuso dhe Spalletti publikojnë listat e lojtarëve të ftuar për Derby della Madonnina

2018/03/Gattuso-Spalletti-e1520107249133.jpg
127:"during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Gennaro Gattuso i Milanit dhe Luciano Spalletti i Interit kanë publikuar listën e futbollistëve që i kanë ftuar për ndeshjen derbi të së dielës në Serie A. 

Milani dhe Interi do të ndeshen mes vete në Derbyn della Madonninan e dytë të këtij sezoni në Serie A.

Kjo ndeshje derbi është e dytë në këtë sezon në Serie A, ku të parën e fituan Nerazzurët me rezultat 3-2, ndërsa Rossonerët e eliminuan Interin në Kupën e Italisë në çerekfinale.

Icardi shënoi het-trik në derbin e parë të Madonninas (Getty Images)

Rossonerët janë në formë të lartë që nga fillimi i 2018-tës dhe duan ta vazhdojnë këtë formë dhe serinë e fitoreve edhe ndaj Interit.

Në anën tjetër, Nerazzurët janë larg formës së fillimit të sezonit dhe duan të gjejnë besimin pikërisht me rezultat pozitiv në derbi.

Te Milani për këtë ndeshje do të ketë mungesa si ajo e Ignazio Abate dhe Luca Antonelli, ndërsa Interi është i kompletuar, por me Borja Valeron në gjendje jo të mirë.

Ky takim fillon të dielën nga ora 20:45 dhe zhvillohet në San Siro.

Skuadra e Milanit ndaj Interit: Portierët: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari;Mbrojtësit: Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata;Mesfushorët: Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Locatelli, Kessie, Mauri, Montolivo;Sulmuesit: Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso

Skuadra e Interit ndaj Milanit: Portierët: Handanovic, Padelli, Pissardo;Mbrojtësit: Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D'Ambrosio, Skriniar;Mesfushorët: Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Emmers, Brozovic;Sulmuesit:Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva

/Telegrafi/