Gashi: Nuk e ofendova gjyqtarin
19/11/2014
“Unë nuk i ofendoj kurrë referët. Nuk e kam zakon. As atë ditë nuk e ofendova Gashin por ai më përjashtoi. Nuk ishte e drejtë. Ky është kartoni i parë i kuq në karrierën time”, deklaroi Gashi për gazetën Arena.
Ai dha tutje një koment edhe për rezultatet e Istogut, duke theksuar se ‘troftat’ i kanë humbur minimalisht pesë pikë në minutat e fundit.
“Jemi duke luajtur mirë por s’po kemi fat. Në gjashtë ndeshjet e fundit, pesë pikë i kemi humbur vetëm në minutat shtesë”, shtoi Gashi. Istogu renditet në pozitën e nëntë në tabelë me 15 pikë të tubuara. Në javën e fundit të vjeshtës, Istogu luan ndaj Trepçës në shtëpi. /Telegrafi/


