Please enter at least 3 characters.

Garë e ngushtë në mes BDI-së dhe koalicionit ASH-AA në njësinë e gjashtë zgjedhore

2020/07/Rezultatet-e-para-nga-Zona-Zgjedhore-nr.6.jpg

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve kuvendare në Njësinë Zgjedhore numër 6.

Prej gjithsej 474 vendvotime, KSHZ ka përpunuar 287, ndërsa rezultatet janë si më poshtë:

BDI - 29.24 përqind
ASH/AA - 27.45 përqind
Koalicioni "Mundemi" - 21.16 përqind
OBRM-PDUKM - 13.63
PDSH - 6.54
"E Majta" - 0.84
Integra - 0.46.

Theksojmë që këto rezultate janë publikuar në zyrat e KSHZ-së, pasi web-faqja e tyre akoma nuk funksionon./Telegrafi/