Please enter at least 3 characters.

Garë e madhe mes skuadrave italiane për Chiesan

2019/05/GettyImages-1135495186.jpg
247:"FLORENCE, ITALY - APRIL 07: Federico Chiesa of ACF Fiorentina reacts during the Serie A match between ACF Fiorentina and Frosinone Calcio at Stadio Artemio Franchi on April 7, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Federico Chiesa pritet të largohet nga Fiorentina në fund të këtij edicioni.

Reprezentuesi italian ka shkëlqyer me fanellën Vjollcë, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Kjo ka bërë që ai të bëhet objektiv i skuadrave të mëdha italiane si Roma, Inter dhe Juventus.

Mediat italiane kanë raportuar se lojtari nuk dëshiron të dalë jashtë Serie A edhe pse ka interes nga Bayern Munich e Manchester United.

Federico Chiesa. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Tri skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për Chiesan, janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për të.

Tani i mbetet Chiesas që të vendosë se për cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën.

Fiorentina është pajtuar që ta lë të lirë yllin e tyre, pasi fitimi nga shitja e tij është mjaft i madh në këtë kohë krize për klubin vjollcë. /Telegrafi/