Garat në hendboll fillojnë më 25 shkurt
09/02/2013
Për dallim nga meshkujt, femrat duhet të presin edhe pak pasi që ato kampionatin e nisin më 16 mars. FHK-ja ka paraparë që garat e Kupës në konkurrencën e femrave të nisin më 13 mars.
Stinori pranveror në hendboll pritet që të jetë shumë i nxehtë këtë vit, pasi që në garë për titull janë skuadrat, si Prishtina, Besa Famiglia dhe Kosova e Vushtrrisë.
Të gjitha këto skuadra kanë bërë ndryshime të lojtarëve në ekipe që t’i rrisin shanset për titullin e kampionit. /Telegrafi/


