Gara të shpejtësisë mes Lamborghini dhe Bugatti në autostradë, dënohen me nga 400 euro tre shoferë
Policia e Kosovës ka parandaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në autostradë.
Policia njofton se garat ishin duke u bërë në auto-udhën Babush - Bibaj, transmeton Telegrafi.
Shoferët janë dënuar me nga 400 euro dhe të njëjtëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 10 muaj si dhe janë larguar nga trafiku.
"Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku", njofton policia.
Në fotografitë e publikuara nga policia shihet se veturat ishin mjaft luksoze, si Lamborghini dhe Bugatti./Telegrafi/


