Please enter at least 3 characters.

Gara mes Huawei dhe Samsung, shqetësim për tregun e iPhone – po vijnë dy supertelefona

2016/11/samsungkryes-e1479605820364.jpg

Dy prodhuesit aziatikë janë duke e shqetësuar kompaninë Apple dhe produktin iPhone, me paralajmërimin e telefonave të rinj të mençur që pritet të dalin në treg në fillim të vitit 2017.

Kompania Huawei po duket e pandalshme. Pasi kaloi shifrën prej nëntë milionë telefonash të shitur të P9 dhe pas lansimit të Mate9, tashmë ka paralajmëruar hapin e radhës.

Është duke u punuar shumë për modelin P10, i cili do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Telegrafi. Telefoni i ri pritet të ketë ekran prej 5.5 inç, me rezolucion të rritur në raport me paraardhësin (2.560x1.440 pikselë).

Në pritje të Huawei P10

Procesor tetëbërthamësh Kirin 960 me 2.3 GHz që do të përshtatet me RAM 6 GB. (Këto janë sa dyfishi i P9, i cili megjithatë është treguar i shkëlqyeshëm).

Në të njëjtën kohë, Samsungu është i gatshëm që të rimëkëmbet pas dështimit të Note 7. Nuk ka dyshim se kjo kompani është e aftë për ta bërë këtë, ndërsa Galaxy S8 duhet të jetë konfirmim i kësaj.

Me Galaxy S8, Samsung dëshiron të kthehet fuqishëm

Ekrani pritet të jetë i kthyer në të dy anët (me dy madhësi, nga 5.7 deri në 6.2 inç), ndërsa pritet të vijë me rezolucion prej 4K. Krahas kësaj, sensori për gjurmët e gishtave është i vendosur në ekran, ndërsa aty është edhe opsioni i ri – asistuesi virtual. /Telegrafi/