Gara e peshëngritjes i kushtoi shtrenjtë rusit, theu këmbën derisa u mundua të ngrit 250 kilogramë (Video, +16)
21/05/2019
Ky është momenti rrëqethës kur një peshëngritës thyen këmbën derisa tenton të ngrit 250 kilogramë pesha, gjatë një gare të zhvilluar në Rusi.
Yaroslav Radashkevich po merrte pjesë në garën e peshëngritjes Eurasian, kur theu këmbën në palestër derisa po ngrinte peshat në Khaborovsk, transmeton Telegrafi.
Në videon amatore shihen ndihmësit duke ndihmuar Radashkevichin që të stabilizohet dhe në një moment i largojnë duart nga peshat, duke menduar se pa ndonjë problem do t'i ngritë.
Megjithatë në një moment humbi forcën dhe u rrëzua në tokë duke thyer këmbën e djathtë. Mediat lokale raportojnë se do t'i duhet kohë e gjatë që të shërohet plotësisht, duke lënë të kuptohet se ai më nuk do të mund të kryej punën e trajnerit personal. /Telegrafi/


